Zgjatja e mandateve “Vettingut”, Murrizi sulmon Bashën: Kur je i tredhur nga dosjet kriminale, patjetër që do votosh për çdo gjë që të japin urdhër

0
333
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u votua për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Vettingut deri në vitin 2024, ku votave të mazhorancës iu janë bashkuar edhe ato të Partisë Demokratike. Ndërkohë, ish-deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar ashpër deputetët demokratë dhe veçanërisht kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas tij, Basha është i detyruar të votojë pro, pasi është ” i tredhur nga dosjet e Rrugës së Kombit, 4 viktimat e 21 Janarit, marrëvehsja e detit me Greqinë, dosja ”Toyota Yaris” dhe disa çështje të tjera kriminale.

Postimi i plotë:

Spurdhjaket e Kuvendit te 17 qershorit 2017 dhe bythecet e Kuvendit te sotem 10 shkurt 2022 qe votojne si qen te tredhur nga frika e  burrokrateve qe puthen ne llozha te Kuvendit. Ne 17 qershor 2017 ishin 101 spurdhjake qe votuan per 27 emrat e vetinguesve ku nje pjese jo e vogel e tyre ishin ordiner pa integritet dhe sot jane te denuar apo nen hetim si fallsifikator dhe mashtrues.

Sot nje grusht mender deputetesh bythec votuan qe keta ordiner te vazhdojne te marin nga 5000 euro ne muaj deri ne dhjetor 2024 per te ligjeruar funderrinat e rregjimit komunist( ish hetues ish prokuror ish gjygjtare ish sigurimsa) ne drejtesi dhe per te larguar nga drejtesia pothuajse te gjithe magjistratet. Dhe kur degjoj qe gjoja paskan votuar pro vetingut per hater te integrimit, me vjen tua bej ne koke

Kur je i tredhur nga dosjet e rruges se Kombit, nga 4 viktimat e 21 janarit 2011, nga marreveshja e detit me Greqine, nga 600 mij euro te Nik Muzinit, nga toyota yaris te Belgjikes, nga miliona euro te kunatit nga 4 vila dhurate nga qindra tendera ne bashki e ministri, patjeter qe do votosh per çdo gje qe te japin urdher se je i dhjer deri ne fyt.

Vetem 9 perfaqeues te ONM marin rreth 200 mij euro ne muaj page ose 2.4 milion euro ne vit. Per 5 vjet kane mare 12 milion euro, per dy vjet e gjys te tjera deri ne dhjetor 2024 do marin edhe 6 milion euro paga keta 9 vemje qe ne disa vende i kane larguar si hajdut. Kur ke si perfaqesues ne Kuvend,indivite zarbo dhe te tredhur nga zullumet e tyre, nuk mund te jesh nje Shtet sovran dhe me dinjitet.

Zjarr Tv Ad