Zgjatja e Vetingut/ Balliu: Kemi mbetur pa Gjykata, çështjet e shqiptarëve do t’i gjykojnë militantët e FRESH-it

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike braktisi mbledhjen në Këshillin e Legjislacionit, ndërsa më 1 nëntor tha se nisma e PS-së që kërkon zgjatjen me 2 vjet e gjysmë të mandatit të vetingut duhej shqyrtuar me 3 propozimet e tjera të opozitës, pikërisht ato për ndryshimin e Kushtetutës që përfshinë ligjin zgjedhor, reformën territoriale dhe vetingun e politikanëve nga SPAK.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i ftuar në studion e RTV Ora u shpreh se kërkesa për zgjatjen e vetingut do të thotë se ka një problem me vetingun dhe në gjykimin e Balliut do të ishte mirë që të studiohej dhe analizohej më parë cili është problemi.

Balliu: Për sa kohë kërkohet zgjatja do të thotë që ka një problem, nuk ka funksionuar, por nuk e dimë pse në këtë kontekst duhet studiuar dhe duhet parë kjo, reforma në drejtësi në tërësinë e saj ka shkaktuar jo pak probleme për shtetin tonë. Për vite të tëra kemi mbetur pa një Gjykatë Kushtetuese ai asnjë shtet në botë dhe është një absurditet dhe për këtë duhet të ishte dikush përgjegjës, por nuk është askush. Kemi mbetur pa Gjykata dhe tani vendimet e çështjeve të shqiptarëve do t’i marrin në shqyrtim militantët e FRESH-it të Delina Ficos që t’i gjykojnë, pavarësisht se nuk kanë as të drejtë ligjore, as kapacitet pë ta bërë.

Sipas Balliut, për shumë krime në Shqipëri, pavarësisht se është ngritur dhe SPAK nuk ka asnjë të arrestuar.

Balliu: Nuk ka asnjë të arrestuar për 7 miliard euro që janë zhdukur për afera të ndryshme korruptive në sfera të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë ka hedhur edhe opsionin e vetingut të noterëve. Sipas Balliut, vetingu bëhet që kush është i korruptuar të ikë nga politika, por sipas tij kush është i korruptuar duhet të shkojë në burg.

Balliu: Bëmë reformë në drejtësi, kemi SPAK, arresto atë që është i lidhur me drogën, me krimin, dhe s’ka pak aty, mjafton të duash t’i kapësh. Është tjetër punë nëse nuk do pastaj. 7 miliard euro që janë zhdukur për 8 vjet dhe mos kesh asnjë të arrestuar është një turp i madh. Ndiq ligjin, ne kemi ligje kush vret futet në burg, kush ka lidhje me krimin futet në burg, të respektohen këto ligje.

Balliu u shpreh se vetingun e politikanëve e kanë propozuar më parë dhe Rama ka thënë që duhet ta bëjë SPAK. Sipas tij, PD-ja tani po flet me fjalët e Ramës.

Zjarr Tv Ad