Zgjatja e Vetingut/ Zheji: Basha u çlirua nga kompleksi, Berisha e përdori votën kundër për interesa elektorale. Vuri në lëvizje makinerinë për të thënë…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji mendon se Sali Berisha e ka përdorur votën kundër zgjatjes së organeve të Vetingut për interesa elektorale, në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Duke folur në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24” Zheji tha se Berisha e dinte që e kishte të pamundur që ta pengonte votimin, por vuri në lëvizje makinerinë e tij për të thënë “kjo është bashkëqeverisja Rama-Basha”.

“Berisha si një politikan i vjetër duke qenë se jemi në fushatë elektorale, e përdori këtë votë kundra, dhe këtë bashkim të votave PS-PD, që në fakt nuk është bashkim por votim i një objekti të njëjtë. Berisha ka menduar ta përdorë, e para sepse nuk e prishte dot, e dyta sepse e kishte jashtë kontrollit. Për të vënë në lëvizje makinerinë e tij për të thënë kjo është bashkëqeverisja Rama-Basha dhe ai del jashtë jo se është kundër Vetingut, por kundër Ramën”, tha Zheji.

Analisti gjithashtu evidentoi faktin që disa deputetë të grupit të Berishës nuk ishin në sallë në momentin e votimit, ndërsa e konsideroi si vendim të mençur atë të LSI-së për të abstenuar. “Mbetem skeptikë sa i përket SPAK-ut dhe procesit të Vetingut sepse ajo rrjeta e Vetingut ka kaluar edhe peshq të ngordhur përveçse ata të pafajshëm, edhe mëkatarë kanë kaluar në ato rrjetë, filtrat kanë qenë të kompromentuara. Kemi akuza politike për pjesëtarë që kanë lidhje me mazhorancën dhe janë pjesë e organeve të Vetingut dhe që kanë premisë të japin një drejtësi të orientuar.

Bilanci i deritanishëm duke qenë se kemi dy ministra të mazhorancës në burg, që më parë nuk mendohej kjo…Kemi një kryetar bashkie të dënuar, disa drejtorë të rëndësishëm që janë nën hetim. I fundit është drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Që do të thotë nëse nuk jep një votë mbështetëse, politike, për Vetingun dhe SPAK-un do të thotë që je kundër proceseve hetuese. Bëhesh pjesë e bllokimit. Basha ishte i detyruar të çlironte veten e vet nga një kompleks. Nëse nuk do e votonte do akuzoheshin si të korruptuar, dhe si të korruptuar nuk e votojnë. Plus që mendojnë se ka qenë një kërkesë eksplicite e amerikanëve, ndaj së cilës ata kanë një marrëveshje publike për ta respektuar sepse nuk kanë dyshimin që ka një prapaskenë amerikanë.

Zjarr Tv Ad