Zgjatja e Vetting-ut, Abilekaj: shkon dhe voton si … nga frikë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi i votave të deputetëve të grupit Basha me Edi Ramën për zgjatjen e afateve të Vetingut pa një analizë për këtë proces ka sjell reagime të shumta. Gazetarë të ndryshëm kanë ironizuar vendimin e Lulzim Bashën, duke sjell në vëmendje qëndrimet e ndryshme të tij.

Ka shkaktuar reagime të shumta vendimi i Lulzim Bashës për të bashkuar votat me Edi Ramën për zgjatjen e mandateve të Vettingut. Gazetarë dhe analist kanë vënë në dukje qëndrimet e Bashës, që deri para pak kohësh e cilësonte projekt mafioz e sot nxiton të bashkojë votat me Ramën për të shtyrë këtë proces.

Ndërsa analisti Enton Abilekaj e ka ironizuar votën e Bashës si frikë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim: “Shkon voton si legen ate qe i kerkon Edi Rama, ben edhe si trim. Çfare eshte ky? Do i japin 2 komisione, jo dy ndryshime, do i japim dy mundesi me pak fjale, qe te diskutoje me Damianin reformen territoriale dhe reformen zgjedhore. Po propozimet qe ka bere qe ne shtator? Ku humben? Po vettingu politik? Po shqyrtimi i punes se çdo anetari te KPK?

Ik voto ik se te bertet Yuri!”, thekson Abilekaj. Për analistin Andi Bushati, kjo është një paturpësi e Bashës, i cili bëri ekzaktësisht atë çfarë i ka kërkuar Rama.

Zjarr Tv Ad