Zgjedhja e Artur Kalasë në Gjykatën e Lartë, reagon Yuri Kim: Duhen edhe 2 gjyqtare pastaj …

0
540
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artur Kalaja është anëtari i ri i Gjykatës së Lartë. Emri i tij u dekretua sot nga Presidenti Ilir Meta dhe vendimi hyri në fuqi menjëherë.

Sot pasdite këtë lëvizje pozitive në Gjykatën e Lartë e ka përshëndetur dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Me anë të një shënimi në Twitter, Kim thotë se emërimi i Kalasë si gjyqtari i tetë i Gjykatës së Lartë, është një hap i rëndësishëm për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Diplomatja siguron që së shpejti do të emërohet dhe gjyqtari i nëntë i Gjykatës së Lartë, duke plotësuar kështu institucionin me 9 anëtarë.

Reagimi i Yuri Kim

Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të caktohet i 10-ti, Gjykkata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.

Zjarr Tv Ad