Zgjedhja e Avokatit të Popullit, grupi i PD skualifikon tre kandidatë, ja cili është emri që siguroi më shumë vota

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ledio Braho, i cili aktualisht është në anëtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka marrë më shumë mbështetje brenda grupit të Partisë Demokratike për postin e Avokatit të Popullit. Në fakt, avokati duhet të ishte zgjedhur që në sesionin e kaluar por për shkak se deputetët e PD-së i dhanë mbështetje me firma të 20 kandidaturave dhe nuk arritën konsensusin për të çuar një ose dy emra specifik, procesi u shty për në këtë sesion.

Ndërkohë, gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve se çështja e avokatit të popullit është diskutuar në mbledhjen e grupit të deputetëve të linjës së Alibeajt. Mësohet se ka qenë deputetja Grida Duma, e cila ka kërkuar që të konkludohet përmes votës për të zgjedhur kandidaturën që do të çohet në Parlament ku duhen edhe votat e mazhorancës. Në votë janë hedhur dy kandidatura, ajo e Ledio Brahos dhe Dorian Gjomarkajt. Nga ku mësohet se 13 deputetët kanë votuar pro kandidaturës së Brahos dhe 6 prej tyre kanë votuar për Dorian Gjomarkajn.

Megjithatë, ky nuk është rezultati final pasi disa prej deputetëve pritet që të votojnë sot pasi mungonin dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Në garë për Avokatinë Popullit janë 20 kandidat. Në mesin e tyre spikasin disa juristë dhe personalitete të shquar të jetës publike. Erinda Ballanca e ka dorëzuar aplikimin në Kuvend, duke kërkuar që ta drejtojë edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar këtë institucion, por ajo mësohet se nuk gëzon më mbështetjen e deputetëve demokrat.

Në garë është edhe anëtari e KAS-it në KQZ, Ilirjan Rusmali. Për këtë të fundit gazeta “Panorama” ka mësuar se PS është shprehur se do të ishte dakord që ta votonte por që Rusmajli nuk gëzon mbështetjen e deputetëve demokrat. Në mesin e kandidatëve është edhe Bledar Dervishaj, që në 5 vitet e fundit ishte mbrojtësi i Presidentit Meta në të gjitha betejat e tij ligjore përballë mazhorancës socialiste. Ky i fundit gëzon respektin e të dyja palëve. PS ka deklaruar në grupin e PD se nuk kanë asnjë koment për Dervishajn, megjithatë ky i fundit nuk është në krye të listës së preferuar prej të djathtëve.

Ish-deputeti Sali Shehu mësohet se ka qenë në listën e kandidatëve për të cilët PS është shprehur paraprakisht që nuk do ta votonte nëse do shkonte në seancë si propozim. Në këtë listë është edhe juristi i njohur Jordan daci dhe avokati Alitin Goxhaj. Për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit, mazhoranca socialiste do duhet të bëjë kompromis me opozitën, pasi duhen 84 vota në Parlament.

Zjarr Tv Ad