Zgjedhja e Krasniqit në krye të AMA, “Reporterët pa Kufij”: Arrogancë e Ramës, kërcënim për mediat

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërcënim të lirisë së medias dhe arrogancë nga ana e Kryeministrit Edi Rama, e cilëson organizata “Reporterët pa Kufi”, zgjedhjen e Armela Krasniqit, ish-zëdhënëses së kreut socialist, në krye të AMA.

“Deputetët e partisë së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama zgjodhën ish-zëdhënësen e tij si kryetare të rregullatorit të medias,” shkruhet në deklaratë, ku theksohet se një institucion i tillë duhet të jetë i pavarur.

“@RSF_inter e dënon këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e shtypit,” vijon më tej deklarata.

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi më 7 korrik Armela Krasniqin si krytare të bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive, pavarësisht kërkesave të hapura të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për të mos e bërë.

Pak orë para seancës ku Krasniqi u votua për postin e kreut të AMA, Delegacioni i BE-së në Tiranë, OSBE dhe Ambasada britanike, kërkuan një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe që garantonte pavarësinë e këtij institucioni.

Gjithashtu opozita e drejtuar nga PD ka kontestuar procesin, duke e cilësuar si një kapje që Rama po i bënte një tjetër institucioni.

Partia Socialiste është justifikuar me respektimin e procedurave, ndërsa Parlamenti i ri që mblidhet në shtator, do të zgjedhë anëtarët e rinj të AMA.

Zjarr Tv Ad