Zgjedhja e kreut të SPAK, Meta: Ka pasur shumë tifozëri, reforma është kthyer në ‘Rama-formë’

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur në lidhje me garën e zhvilluar për kreun e SPAK dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Meta tha se sipas reformës në Drejtësi kreu i SPAK ka nëj rol drejtue procedural dhe se për këtë çështje ka pasur shumë ‘tifozeri’.

Sipas tij reforma prej kohësh ka kaluar në një “Rama-formë”,  teksaa më tejshtoi se gjatë 6 viteve të fundit Shqipëria ka rënë mbi 20 vende sa i takon indeksit të korrupsionit sipas Parlamentit Evropia

“Nuk kam asnjë koment për këtë zgjedhje, aq më tepër që sipas reformës në drejtësi drejtuesi i SPAK ka një rol procedurial drejtues dhe njëkohësisht ka patur kaq shumë debate dhe tifozeri për këtë çështje.

Në gjykimin tim jo vetëm si kreu i PL-së për shkak të pozitave që kam pasur në të kaluarën kjo reformë prej kohësh është kthyer në një “Rama-formë” në tërësinë e vetë dhe nuk më zgjon ndonjë emocion të veçantë pasi kriza e mungesës së rezultateve sa i takon funksionimit të shtetit të se drejtës nuk mund të fshihet për shkak të atmosferave që krijohen që nuk na heqin vëmendjen nga thelbi i problemit.

Në këto 6 vite Shqipëria ka rënë mbi 20 vende sa i takon indeksit të korrupsionit sipas Parlamentit Evropian. Shqiptarët sot renditen si populli me të ardhurat më të ulëta në kontinent krahasuar më gjithë fqinjët tanë. Kjo është për arsye se korrupsioni është në nivelin më të lartë jo vetëm në rajon”, tha Meta për “News24”.

Zjarr Tv Ad