Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, ka thënë se kriza në Partinë Demokratike ka qenë e gjatë që nga humbja e vitit 2017. Shehu shprehet se bunkerizimi i PD nga Lulzim Basha ishte diçka e papranueshme.
Shehu komentoi edhe deklaratën e Yuri Kim e cila quajti Alibeajn kryetar të PD. Sipas demokratit kryetarin e partisë e zgjedh anëtarësia dhe jo ambasadorët.
“Kriza në PD ka qenë e gjatë që nga humbja në 2017, pastaj nga dorëzimi i mandateve, me humbjen e 2021 për të marrë një re galopante me përjashtimin e parregullt të zotit Berisha nga grupi parlamentar e pasuar nga përjashtime të tjera, pastaj me bunkerizimin e PD, absurd.
Kjo krizë po zbutej nga Foltoret, Kuvendi i 11 dhjetorit dhe rezultati i 6 marsit, sot jemi në prag të Kuvendit, më pas do të zgjidhet edhe kryetari me procedurën një anëtar, një votë. Berisha është kandidat, ose do të jetë për tu zgjedhur krytar i PD.
Dua të them se kryetarin e PD e zgjedh anëtarësia, demokratët dhe nuk e caktojnë as ambasadorët dhe askush tjetër. Është parimi bazë i PD.”-tha Shehu/ FAXWEB