Analisti Mentor Nazarko, ka komentuar ditën e sotme procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Gjatë bisedës në një emision televiziv, analisti Nazarko tha se procesi i zgjedhjes së presidentit është me rëndësi kombëtare dhe në këtë mënyrë duhet të jetë një figurë përbashkuese për vendin.
I pyetur se sa e interesuar është mazhoranca për të pasur një president konsensual, analisti tha se në përgjithësi çdo lloj kryeministri nuk i ka interesuar që të ketë një president të fortë, ndërsa shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për kryeministrin Edi Rama, që sipas tij ai tashmë e ka dizenjuar se si duhet të jetë figura e ardhshme.
“Presidenti ka kompetenca të rëndësishme në vend, krerët e institucioneve duhet ti shërbejnë interesave të vendit. Është e domosdoshme qe vendi të ruajë balancat e pushtetit. Në kushtet kur kemi një qeveri të një monopartie. Presidenti do të duhet të jetë produkt i një konsensusi të kërkuar gjerësisht dhe intensivisht. Ne kemi parë se si qeveria, kryeministrat janë përpjekur ta zgjedhin vetë presidentit, qoftë negociata të fshehta apo nën rrogoz. Presion diplomatik nuk ka. Unë e përsëris, mendoj që ky është një institucion që duhet të ketë fuqi reale dhe që do të duhet që të vishet me autoritet moral. Vendeve tona të vogla i nevojitet një figurë që të jetë një lloj babai i kombit”, tha ai.
Sa i intereson mazhorancës të ketë një president konsensual dhe një pol moral?
Nazarko: Kryeministrit nuk i intereson. Çdolloj kryeministri nuk i intereson një president i fortë. Aq më tepër një kryeministri që është në mandatin e tij të tretë i cili është i lodhur pavarësisht se Rama po përpiqet të tregojë përshtatshmëri. Por në raportin me presidentit ai në komunikim e tij sot, dizenjoi atë që do të ishte identikiti i presidentit duke vendosur disa piketa që lidhen me veprimtarinë e tij. Ndërkohë them se e kanë tepruar me dekoratat…Nevoja e një ligji për dekoratat duhet urgjente. Presidenca është organ Kushtetues dhe në momenti që është i parashikuar në Kushtetutë secila prej tyre do të duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit. Vendet fqinje i njohin ish-presidentëve një lloj dinjiteti dhe atë autoritet ta mund ta ushtrojnë . Të qenit i pari i shtetit për vende të vogla si ne është një eksperiencë unike , por ka edhe një dobi publike dhe do të duhet të shfrytëzohet. Pra edhe kjo është një pjesë që do të duhet të rregullohet me anë të një ligji në dobi për presidentin.
Mendoni se do të jetë një grua?
Nazarko: Nëse do të duhet të interpretoj shenjat publike do të më duhet të them se ndoshta mund të jetë një grua. Duke qenë se Rama preferon të promojë gratë në poste të larta publike them se mund të jetë një grua. Por nga ana tjetër, nuk mendoj që Rama do të ishte për një figurë që ka personalitet të fortë… E shoh të vështirë që Rama të promojë figura që do të mund të ishin pengesa për ushtrimin e mandatit të tretë nga ana e tij, duke pasur parasysh edhe atë që ndodhi me presidentin Meta; Meta ishte një president që vinte nga një politikë aktive e ushtroi detyrën e tij në kushte të mungesës së opozitës është ende në moshë të re dhe mund t’i rikthehet politikës aktive dhe natyrisht që duke pasur parasysh këto konfliktet ishin të pritshme. Pro unë e shoh logjike që Rama të ketë në preferencë që t’ja njohin atij autoritetin dhe të mos shkaktojnë fërkime.
Dalja e Metës nga presidenca;
Nazarko: Pritet një Metë aktiv, i rikthyer në LSI mund të jetë një lloj rithemelimi , besoj do të jetë problematik për qeverisjen e Ramës.