Zgjedhja e Presidentit/ Salianji: PS të na japë kriteret, emrin ta dërgojë opozita!

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji, thotë se Edi Rama e ka zgjedhur emrin e Presidentit të ri, por opozitën e do në proces vetëm për ta keqpërdorur. Sipas tij, nëse mazhoranca do që opozita të përfshihet, t’i japë mundësinë që ta zgjedhë ajo emrin e ri.

“Të na përcaktojë kriteret PS dhe emrin ta propozojë PD. Nuk është zgjidhje bojkoti. Duhet që të përcaktohet qartë nga mazhoranca, kriteret me të cilat ata duan të zgjidhet presidenti. Pastaj opozita në tërësi të bëjë përpjekje për të çuar emrin aty”, u shpreh Salianji për mediat.

Pjesë nga deklarata e deputetit të PD:

Deputetët të jenë pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, të jenë bashkë në një takim. Po kërkohet të takohet Rama. Ndërkohë për Ramën dhe PS Presidenti është zgjedhur. Ata sot thanë se duan keqpërdorimin e opozitës. Një kurth për t’i shërbyer interesave të Edi Ramës. Zoti Boçi ka kërkuar që mbledhja e Kryesisë së vogël të Grupit të shtyhej për më vonë. Nuk ka pasur përgjigje nga zoti Alibeaj. Ishte një komunikim i turpshëm ai se ishte mbledhur Grupi Parlamentar. Nuk ka pasur një mbledhje tillë.

Ka një përpjekje me shpejtësi për ta ndarë PD. Për të krijuar përceptimin një palë këtej dhe një palë andej. Ka tre muaj që nuk funksionon Grupi Parlamentar. Merren vendime në emër të një personi që dihet se kush është. Kryesia e Grupit Parlamentar mblidhet në mënyrë të përjavshme.

Të na përcaktojë kriteret PS dhe emrin ta propozojë PD. Nuk është zgjidhje bojkoti. Duhet që të përcaktohet qartë nga mazhoranca, kriteret me të cilat ata duan të zgjidhet presidenti. Pastaj opozita në tërësi të bëjë përpjekje për të çuar emrin aty. Ka një përpjekje të nxituar për t’u ulur me Edi Ramën dhe për tu ulur me njëri-tjetrin nuk ulemi.

Zjarr Tv Ad