Zgjedhja e Vjosa Osmanit, Rama reagon i fundit nga Shqipëria: Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është politikani i fundit i lartë në vendin tonë që uron Vjosa Osmanin, për marrjen e detyrës si presidente e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se përzgjedhja e Osmanit përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.

Rama: Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!

Përplasjet me Osmanin, gjatë vizitës që ajo pati disa muaj më parë si ushtruese e detyrës së presidentes, kanë ftohur marrëdhënien mes kryeministrit shqiptar dhe drejtuesve të lartë politikë në Kosovës. Osmani i kujtoi Ramës traun në Rrugën e Kombit dhe ndasitë e tjera mes dy vendeve tona, ndërsa kryeministri refuzoi që të ishte i pranishëm në Kuvend, në kohën kur presidentja do të mbante fjalimin e saj.

Zjarr Tv Ad