Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar një rast flagrant nga zhvillimi i zgjedhjeve të pjesshme që po zhvillohen ditën e sotme në gjashtë bashki të vendit, ku në një qendër votimi në Peshkopi nuk ka drita.
Nga video e publikuar nga gazetari, dallohet se në qendrën e votimit në Peshkopi, është thirrur tekniku elektrik i cili duket duke ndërhyrë sipër shkallëve në rrjetin elektrik të godinës, ndërkohë që banorët vijojnë të votojnë mes rrëmujës dhe errësirës.
‘Ndërkohë në Peshkopi, zhvillohen zgjedhjet për Kryetar Bashkie, por nuk ka energji elektrike!’, shkruan Kalaja në Facebook.