Zgjedhjet 2023, Veliaj provokon! “Synojmë të fitojmë 5 me 0 në Tiranë, Berisha-Meta e kishin Bashkinë, e pamë çfarë bënë”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për emisionin “Publikisht”, në RTSH shprehet i bindur se socialistët do t’i fitojnë të pesta bashkitë në qarkun e Tiranës.

Veliaj tha se oferta e Sali Berishës dhe e Ilir Metës nuk vlen më në vitin 2022.

“Ajo që kam ndarë edhe në diskutimin me kryeministrin, është që ne duhet të fitojmë patjetër 5-0, gjithë qarkun. Unë nuk besoj që oferta e Sali Berishës dhe Ilir Metës vlen për vitin 2022. A e kishin ata Tiranën? Ishin bashkë në koalicion, ishte Lulzim Basha kryetar bashkie, Petrit Vasili dhe Jorida Tabaku ishin nënkryetarët. Ndonjëherë njerëzit vijnë te kjo zyrë dhe thonë: “Ky është ai kolltuku ku ka fjetur?”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë komentoi dhe përçarjen brenda PD-së.

“Rrobat e palara të shtëpisë së tyre, t’i lajnë vetë. Por, ajo që jam duke thënë është: Ne i kemi provuar ata. Tani kur ti shikon kryetaren e LSI-së që varet te “Sami Frashëri”, nënkryetaren e PD-së që varet te “Sami Frashëri”, që ka dalë një supershkollë, më e mirë se shumica e hoteleve me 5 yje. Kur ti bën gjëra të tilla, sulmon dhe saboton çdo projekt të Bashkisë, do të thotë që t’i ke humbur lidhjetn me realitetin”, tha Veliaj.

a.m/dita

Zjarr Tv Ad