Në një kohë kur kryeministri Edi Rama forcoi dhe më shumë pushtetin e tij, duke marrë thuajse të gjitha bashkitë dhe opozita humbi disa prej bastioneve të saj, vjen një reagim nga aktivisti Adriatik Lapaj.
Ky i fundit në një reagim në ‘Facebook’ ka deklaruar se askush nuk duhet që t’ia hedh fajin popullit për humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale. Lapaj ka risjellë një postim të publikuar në vitin 2022 se me këtë sjellje të opozitës, Rama ka për të marrë të paktën 55 mandate.
Postimi i Plotë:
Të mos guxojë njeri t’i hedhë fajin popullit! Kjo që ndodhi ishte e qartë për këdo donte të shikonte. Nuk ka të verbër më të madh se ai që nuk do të shikojë. Në 30 Nëntor 2022 kam shkruar si më poshtë: P.s atë çast kur nata është më e zezë, nis të agojë dielli i ri.