Zgjedhjet brenda PS-së në pranverë, partia me kryesi dhe asamble të re! Ç’ndodhi në Kongres, kush janë emrat e drejtuesve të rinj socialistë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PS mblodhi dje (8 Dhjetor) Kongresin e jashtëzakonshëm nga ku Kryeministri Edi Rama paralajmëroi zgjedhje të reja brenda partisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai njoftoi se në pranverë do të ketë zgjedhje brenda partisë për të zgjedhur kryesinë dhe asamblenë re të PS-së. Pas kongresit të jashtëzakonshëm, dje u mblodh edhe asambleja kombëtare e Partisë Socialiste, anëtarët e së cilës votëbesuan aparatin përbërës të sekretariatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Blendi Klosi votëbesohet se sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste, ndërsa Ardian Çela Sekretar Organizativ. Sekretar i Burimeve Njerëzore u zgjodh Eduart Ndreca, ndërsa Evis Kushi Sekretare e Gruas. Etjen Xhafaj, Sekretar Digjital dhe i Rinisë, ndërsa Eridjan Salianji Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Milva Ekonomi Sekretare e Programit dhe Romina Kuko Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.

Në ditën e Rinisë, 8 dhjetor, Partia Socialiste mblodhi kongresin nga ku deputetë e ministra parashtruan projektin e transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt. Kryesocialisti Edi Rama u shfaq në krah të Gramoz Ruçit. Para delegatëve të organit më të lartë vendimmarrës të partisë, socialistët në bllok kërkuan drejtësi për 21 janarin, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë nga plumbat e shtetit gjatë kohës së qeverisjes “Berisha”.

Një zëri ata thanë se me vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut është hapur rruga që të vendoset drejtësia nga autoritetet shqiptare. Partia Socialiste do të vijojë mbështetjen e palëkundur ndaj Reformës në Drejtësi pavarësisht çmimit – tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Plagë dhimbje e cilësoi 21 janarin, për të cilin u shpreh se vendimi i Strasburgut ua ka lehtësuar sado pak dhimbjen e këtyre 12 viteve.

“Për në socialistët 21 janari është plagë dhimbje, por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën”, tha Manja.

Më i ashpri mes socialisteve, si gjithnjë u tregua Erion Braçe, i cili tha se në 21 janarin e 2011 u pushkatuan pa gjyq në mes të bulevardit 4 protestues. Akuza pati për Prokurorinë e Tiranës për të cilën thotë se asokohe u tall me hetimet.

“Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit Dëshmorët e Kombit”, tha Braçe.

Në mbylljen e panelit të parë me në fokus Drejtësinë, u shfaq edhe një klip i shkurtër ku tregonte ngjarjen e 21 janarit deri në vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ku thuhet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Kongresin e përshëndeti me një videomesazh edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches, i cili tha se Shqipëria ka bërë progres dhe se do mbështesin vendin tonë në reformat për zhvillim.

“Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi e vuri fokusin te fitoret e socialistëve, ndërsa ministrja Spiropali dha mesazhin që për t’i fituar betejat e njëpasnjëshme duhet reformë në qeveri, parti e administratë.

Punimet e kongresit nisën rreth orës 11:30 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.

Zjarr Tv Ad