Zgjedhjet dhe misioni i OSBE/ODIHR, Basha 60 minuta takim me Glover

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në fokus ka qenë situata politike dhe 30 qershori.

Kujtojmë se dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim rreth 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.

Zjarr Tv Ad