Kryeministri Rama, gjatë një deklarate për mediat, i pyetur nga gazetarët ka përmendur, dy qytetet ku mund të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Rama është shprehur se; “Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, duke lënë të kuptohet se Durrësi dhe Vlora, do të jenë dy qarqet ku do të kandidojë kreu i qeverisë.
“Është proces dhe sigurisht që lista përfundimtare do të jetë ajo që do çohet për t’u regjistruar në KQZ. Ne kemi ligjin. zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale. Partitë nuk janë polici. Nuk kemi asnjë mundësi të ngremë sallë aparaturash në selitë e partive për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka. Emrat e veçantë janë çështje e procesit që vazhdon dhe në fund do të dalë lista e deputetëve duke u punuar te puna. Është e kotë të merremi me emra të veçantë. Zona ku do kandidoj unë është problemi më i vogël. Por është e sigurt që Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, ka thënë Edi Rama.