Zgjedhjet e 25 prillit/ I 5-ti në listë, Berisha: Do të doja të isha më poshtë…

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar pozicionimin e emrave të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një intervistë për “News24”, Berisha, i cili është i 5-ti në listën për Tiranën, shprehet s’e donte që të ishte më poshtë.

Gjithashtu, Berisha foli dhe për listën e PS-së, ish-kryeministri u shpreh se; Edi Rama i vendosi në listë jo të sigurtë, emrat të cilët i rrezikojnë pozicionin e tij si kreu i PS-së.

  “Do doja të isha pak më mbrapa, kanë bërë atë renditje, por edhe po të isha më poshtë, nuk do të kisha asnjë keqardhje. Jo në formën që ka përdorur Rama, se ajo që ka përdorur z.Rama është thikë pas shpine. Mendoni ju se Xhafaj do mund të hyjë në Parlament në pozicionin e 23? Unë e konsideroj veten njërin prej deputetëve të PD, që garon për t’u futur në Parlament. Ata e dinë se partia i vuri në këto pozicione për t’i eliminuar dhe janë të eliminuar. Lista e PS ka tre veçanti, e para është avancimi në pozicionet më të sigurta të korrupsionit, së dyti eliminimi i socialistëve që pas humbjes së zgjedhjeve janë rrezik i vërtetë për kryetarin e PS, dhe së treti vendosja në ballë të zonjave, nuk di kryeministër në botë që të hapë fushatën siç bëri ai dje ndaj z.Grida Duma. Ka zgjedhur dhe ca elementë të tjerë, që nuk do të votojnë kundër tij për largimin e tij si kryetar i PS. Mjeken e solli vetëm për të bindur socialistët se pandemia ishte një sukses, në një kohë kur kovid-i ishte drama më e madhe e një vendi sot në Shqipëri”,-kështu është shprehur ish-kryeministri Berisha.

 

Zjarr Tv Ad