Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka pritur në një takim, Urszula Gacek, shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Siç shkruan edhe vetë Kim në Twitter, SHBA mbështesin misionin në fjalë, ndërsa shton se edhe vetë do të jetë në terren ditën e zgjedhjeve.
“Diskutova me Ambasadoren Urszula Gacek, shefe e OSCE-ODIHR mbi procesin e monitorimit dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin e saj ( përfshirë edhe mua) në zona të ndryshme të vendit”
Misioni i OSBE-ODIHR, që udhëhiqet nga Ambasadoria Urszula Gacek, përbëhet nga një ekip prej 12 ekspertësh zgjedhor të ndodhur në Tiranë si dhe 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahen në të gjithë vendin duke nisur nga data 26 Mars.