Zgjedhjet e 30 qershorit, presidenca: Vendim zhgënjyes! Ishte kundër interesave të popullit shqiptar

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, gjatë një deklarate për mediat nga presidenca ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, ishte zhgënjyes dhe kundër interesave të popullit shqiptar.

Sipas Dervishajt, GJK nuk i ka një zgjidhje kësaj çështje dhe se dërgimi në Komisionin e Venencias ishte i paraprogramuar për të justifikuar vendimin që ata e kishin marrë që më datën 23 qershor 2021.

“Gjykata kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Gjykata Kushtetuese hoqi dorë nga funksioni i saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente. Për fat të keq GJK me vendimmarrjen e saj faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Nuk mori guximin të shpjegonte apo tu kthejë përgjigje pyetjeve që u ngritën. Këto çështje Gjykata Kushtetuese i la për përgjigje.

Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese, faktikisht e la çështjen pa vendim përfundimtar. Atëherë ne drejtojmë këto pyetje ndaj Gjykatës Kushtetuese:

Në procesin e votimeve të 30 qershorit, a iu mohua të gjithë shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur?

A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti?

A ishin votimet e zhvilluara në përputhje me parimet e Kushtetutës?

A mundet që sipas Kushtetutës, data e azgjedhjeve të diktohet nga Kuvendi?

A quhen zgjedhje pluraliste kur aty ka vetëm një kandidat?

A ka kodi zgjedhor një zgjidhje për këtë, ku në zgjedhje paraqitet vetëm një kandidat?

Është e qartë se me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk pati vullnet që ta zgjidhte këtë çështje. Ka cenuar rëndë procesin ligjor. Nuk kishte paqartësi dhe rrjedhimisht as edhe një pyetje që t’i adresohej Komisionit të Venecias.”, tha Bledar Dervishaj.

Zjarr Tv Ad