Zgjedhjet e 6 marsit/ Balla: Kush guxon të fusë duart të paratë e popullit të Lushnjes, të shkojë para drejtësisë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takimin me banorët e njësisë administrative Ballagat në Lushnje.

Gjithashtu në këtë takim ishte e pranishme edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca.

“Unë bërtas pak më shumë atje në parlament kur vjen punë për mbështetje për fshatin sepse e di fare mirë se bujqësia ka nevojë për mbështetje. Po ashtu në merak jam edhe për të rritur mbështetjen për blegtorinë. 6 marsi është një ditë që erdhi papritur,  por për mua erdhi në momentin e duhur. Çdo bëjë bashkia në 400 ditë, deri sa të dalë sërish në provim përpara popullit? Kryetarja e ardhshme do të jetë në krye të detyrës. Të bëjë transparencë dhe t’i tregojë popullit të Lushnjes ku shkon çdo qindarkë. Kush guxon të fusë duart të paret e popullit të Lushnjes të shkojë para drejtësisë”, tha më tej Balla.

Zjarr Tv Ad