Zgjedhjet e 6 marsit, Gjata: Berisha s’ju lë të fitoni, hapni krahun

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, i cili është mbështetës i Sali Berishës, tha se zgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit do të bëhet me primare.

Referuar deklaratave të bëra të Gazment Bardhit, i cili më herët tha se këto zgjedhje nuk janë “test”, Gjata u shpreh se ata e dinë që do i humbasin dhe për këtë humbje do të fajsojnë ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ne organizojmë për herë të parë primaret. Gaz Bardhi e tha që këto zgjedhje nuk janë test, që edhe po i humbën, se dinë se do të humbin. Fakti që shprehen në këtë formë tregojnë se u ka “djegur”. Tani do të na thonë fajin e ka Berisha që i humbëm zgjedhjet. Mirë Rama bëri masakër elektorale, por përse hyri në zgjedhje me atë? Po nëse Berisha s’ju lë të fitoni, ikni atëherë” tha Gjata

Zjarr Tv Ad