Zgjedhjet e 6 Marsit, Komisioni i Ligjeve merr vendimin: 152 punonjës do të punësohen pranë KQZ-së

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar vendimin për punësimin e 152 punonjësve të përkohshëm pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të gjithë deputetët e pranishëm  në mbledhjen e sotme votuan “pro” këtij vendimi për punësimin e përkohshëm të 152 punonjësve për zgjedhjet lokale të pjesshme të cilat pritet të mbahen më 6 Mars në 6 qytete të vendit.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet primare ku u nxorën 6 kandidatët për kryetar bashkie nga radhët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Ndërsa sot përfundon afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Partitë kryesore e kanë çuar tashmë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ende nuk është regjistruar komiteti nismëtar për kandidatë të pavarur.

Ky regjistrim është me interes për shkak se kandidatët e dalë nga primaret e zhvilluara një ditë më parë nga Komisioni i Rithemelimit mund të vendosin të regjistrohen si kandidatë të pavarur.

Zjarr Tv Ad