Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatet për kryetar bashkie edhe tre fituesve të tjerë të zgjedhjeve të 6 marsit.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka dhënë më parë mandatin kandidatit fitues të PS Rahim Spahiu, si kryetar i Bashkisë së Dibrës, Blerim Sherës së Vorës dhe Edison Memollës së Rrogozhinës.
Mësohet se KQZ ka përfunduar hetimet dhe u ka dhënë mandatin edhe tre kryetarëve të tjerë të dalë nga zgjedhjet e 6 marsit.
Kanë marrë mandatet për kryetar bashkie së Durrësit Emirana Sako, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia dhe e PS në Lushnjë Eriselda Stefa.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 6 Marsit PS fitoi 5 bashki dhe “Shtëpia e Lirisë” 1 Bashki, atë të Shkodrës.