Zgjedhjet e 6 marsit/ Kryetarja e LSI-së mbështet kandidatin e Berishës: Premtim Kryemadhi, alternativa më e mirë për Dibrën

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbështetur kandidatin e propozuar nga Shtëpia e Lirisë së ish-kryeministrit Berisha.  Drejtuesja e LSI-së, shkruan se Premtim Kryemadhi është alternativa më e mirë për Dibrën. Sipas saj, zgjedhjet e 6 marsit janë mundësia më e mirë për t’u shkëputur nga presioni mbi administratën publike dhe fenomenin e parasë që blen zgjedhjet.

“Presioni i administratës publike dhe paraja në zgjedhje, janë faktorë që krahas fitores së kandidatit që mbështetet nga këto fenomene, sjell edhe shkatërrimin e qytetit, monopolizimin e ekonomisë, rritjen e taksave që më pas shkojnë në koncesione dhe investime për të pasuruar ata që i hodhën paratë për të blerë vota. 6 Marsi është shans i ri për t’u shkëputur nga të tilla fenomene, që dosjet 184 dhe 339 vërtetuan se kishin ndodhur në Dibër dhe gjerësisht në Shqipëri”, thekson Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Për të mirën e Dibrës, zgjidhni alternativën më të mirë! E përshëndes propozimin e z. Premtim Kryemadhi, kandidat i Shtëpisë së Lirisë për bashkinë Dibër, i cili krahas paraqitjes së një platforme për drejtimin e bashkisë, ka ftuar në debat publik kandidatët e tjerë që garojnë në zgjedhjet e 6 Marsit. Ky është një standard demokratik që i ka munguar prej vitesh kulturës së zgjedhjeve në Shqipëri. Ku garat elektorale më së shumti kanë shërbyer si një moment përbaltje, se sa përballje ofertash politike.

Presioni i administratës publike dhe paraja në zgjedhje, janë faktorë që krahas fitores së kandidatit që mbështetet nga këto fenomene, sjell edhe shkatërrimin e qytetit, monopolizimin e ekonomisë, rritjen e taksave që më pas shkojnë në koncesione dhe investime për të pasuruar ata që i hodhën paratë për të blerë vota.

\6 Marsi është shans i ri për t’u shkëputur nga të tilla fenomene, që dosjet 184 dhe 339 vërtetuan se kishin ndodhur në Dibër dhe gjerësisht në Shqipëri. Dibra dhe dibranët meritojnë transparencë!Zgjidhni më të mirin e Dibrës në 6 Mars!

Zjarr Tv Ad