Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishani reagoi pas shpalljes së 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme vendore.
POSTIMI I NISHANIT
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe populli opozitar, shqiptarët patriotë, njerëzit e Shtëpisë së madhe të Lirisë, hyjnë në betejën elektorale të 6 marsit 2022, për tu ndeshur me aleancën e së ligës. Kjo betejë nis me një ushtrim të madh demokracie. PRIMARET për të zgjedhur më të mirin/rën mes më të mirëve/rave
PRIMARET më 30 janar. VOTA ka vlerë! Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatët do të evidentohen: -Me vetëpropozim; -Propozim nga anëtarësia; -Propozim nga organet qendrore të PDSH. DEMOKRACIA ka vlerë !
Shqiptarët nuk janë njerëz të “klasit të 2-të”. Kjo betejë e parë me aleancën e së ligës,finalizon më 6 mars duke e hedhur masivisht në koshin e historisë të ligën. T’i dalim zot Shqipërisë!