Zgjedhjet e 6 Marsit, Soreca takohet me Celibashin: BE në mbështetje të KQZ

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, ku në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e 6 Marsit. Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca i ka shprehur Celibashit mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian në këtë proces zgjedhor.

“Gjithmonë është kënaqësi për tu takuar me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin.

U takuan për t’u informuar për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme. Përshëndeta punën intesive të KQZ-së për të siguruar një proces transparent. Përsërit mbështetjen e plotë të BE për punën e KQZ-së”, shkruan Soreca.

Zjarr Tv Ad