Zgjedhjet e 6 Marsit, Vasili: Koalicioni me Berishën do të sjellë rezultate të shkëlqyera

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka folur për zgjedhjet vendore në 6 mars, në 6 bashki të vendit dhe koalicionin e LSI me Sali Berishën. Vasili u shpreh në një lidhje Skype me “Syri.net” se koalicioni i quajtur “Shtëpia e lirisë” do të arrijë rezultate të shkëlqyera në 6 mars, duke shtuar se së bashku do të luftojnë regjimin e kryeministrit Edi Rama.

“Shtëpia e lirisë do jetë koalicion i formësuar. Jemi bërë të gjithë bashkë për të luftuar regjimin fort, primaret janë risi pozitive. Ne do të mbështesim edhe kandidaturat që do të dalin nga primaret.Kandidatët e gëzojnë mbështetjen e gjerë edhe të qytetarëve në terren. Më 6 mars do të kemi rezultat të shkëlqyer të koalicionit “Shtëpia e lirisë””, u shpreh Vasili.

Kujtojmë se ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi koalicionin me LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore, me emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Zjarr Tv Ad