Zgjedhjet e Kosovës, shembull për rajonin! Respekti për minoritetin u përshëndet edhe nga Vuçiç

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vlerësoi sërish progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në rrugën e demokracisë dhe dëshmia më e fortë qenë zgjedhjet e 6 tetorit.

Në një prononcim për mediat, Basha theksoi se askush nuk e mohoi mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, madje as presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Nga ana tjetër, ai theksoi se për PD dhe Opozitën e Bashkuar, Kosova është prioritet i dorës së parë.

Pyetje: Z Basha, superfuqi si India, Kina, Rusia nuk njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas jush, a ka ndonjë ndryshim në politikën e jashtme të BE-së në raport me Kosovën?

Basha: Kosova është një shtet i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve anëtare të OKB dhe nga shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE dhe të NATO-s.

Me mbështetjen e këtyre vendeve, Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e praktikave demokratike, siç treguan edhe zgjedhjet e dietës së diel, që në fakt janë një shembull  jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

Por, në veçanti janë një shembull për Shqipërinë, ku tregohet qartë se kemi të bëjmë me një shtet që ka institucione mjaftueshëm të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, respektin e të drejtave të minoritetit serb, ç’ka nuk mund të mohohet nga askush. Dhe me sa pashë, nuk u mohua dot, madje u përshëndet  edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Këto janë faktet, Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe për PD e opozitën e bashkuar, mbështetja ndaj Kosovës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, prosperitetin ekonomik dhe integrimin europian dhe integrimin euroatlantik, bashkëpunimin më të ngushtë midis dy vendeve tona, është prioritet i dorës ë parë.

 

Zjarr Tv Ad