Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti-qytetarëve: Vota për numrin 144 mundësi zhvillimi!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa kanë mbetur një javë nga dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë, kryeministri Albin Kurti iu është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh të cilin e ka publikuar në “Facebook”.

Vota për numrin 144,- thotë kryeministri Kurti është jetike për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe drejtësisë në komuna.

Gjithashtu ai iu drejtohet edhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar që të ndezin “motorët” dhe “turbinat”  për të tejkaluar çdo parashikim të rezultateve.

“Sot një jave do të jemi tek kutia e votimit. Aty secili do të marrë vendim që ka rëndësi edhe më të madhe se 14 shkurti. në të gjitha komunat udhëkryqi është i tillë, nga njëra anë kandidatët e Vetëvendosje me zgjidhje optimale për problemet reale dhe nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për marketing me shpresën që nesër të zhvatin përsëri. Kosova vetëm për 6 muaj të qeverisjes po regjistron shkallën më të lartë të rritjes ekonomike në Europë, për vetëm 3 muaj doli në krye të rajonit për shkallë të vaksinimit, dhe u listua si vendi me nivelin më të ulët të krimit të organizuar në vend. Tani është me rëndësi që të mbartin të njëjtën frymë tek secila komunë”, tha Kurti.

Zjarr Tv Ad