Zgjedhjet lokale/ Zbulohet kush është emri që Meta i ka propozuar Berishës si kandidat për kryetar të këshillit Bashkiak të Tiranës

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta “Panorama” ka konfirmuar se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë kandidat për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kujtojmë që mëngjesin e të mërkurës, kreu i PL-së së bashku me Petrit Vasilin shkoi në selinë e PD së ku u takuan me Sali Berihsën dhe Flamur Nokën.

Gjatë këtij takimi, Meta ka propozuar tek Berisha një emër për “kryetar të parlamentit të Tiranës”.

Kështu u shpreh vetë Meta për mediat në dalje nga selia blu. Siç tha vetë Meta për gazetart, emri që ai i ka propozuar Berishës është pritur shumë mirë nga ish kryeministri.

Ndërsa ndau edhe disa detaje në lidhje me marrëveshjen që firmoset të enjten mes PL dhe PD-së.

“Me Berishën kemi dakordësi të jashtëzakonshme. Jo vetëm për parimet e bashkëpunimit të opozitës. Nëse PL është faktor vendimtar për këshillat dhe kryetari i primareve del nga PD atëherë kryetari i këshillit do të jetë nga PL. Nëse diku kryetari nga primaret del i PL, atëherë kryetari i këshillit del nga PD. Nëse del nga PAA atëherë do jetë i PAA po kjo do varet nga rezultati i çdo partie. Kjo do krijojë balancë në parlamentin e bashkive në mënyrë që të kemi transparencë”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad