Zgjedhjet në 6 bashki, Salianji: PD gati për të fituar! “Foltorja” i gënjeu demokratët

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dekokratët në Korçë, pasi u emëruar drejtues politik në këtë qark.

Në një prononcim për mediat, Salianji ka thënë se PD është duke u përgatitur për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit dhe se janë gati për të fituar.

“PD është e gatshme, pothuajse në të gjithë kohën ka qenë në fazat e organizimit dhe të kontaktet për të nxjerrë kandidatët. Ne do të jemi me gjithë potencialin që ka PD dhe gjithë faktori opozitar që tek PD tani shikon të vetmen shpresë për ndryshim.

6 marsi ishte data që u zgjodh ne do të jemi në betejë dhe do të fitojmë. Ajo që është e rëndësishme që po e shikoj edhe nga komunikimi me demokratët këtu në Korçë ka një rikthim të njerëzve, të ish themeluesve që kanë kontribuar që kanë qenë të zhgënjyer dhe të mërzitur me PD. Jam i kënaqur që i shikoj në sallat e mbledhjeve.

Kemi nisur një proces organizimi këtu. Brenda një kohe të shkurtër ne do të votëbesohemi në të gjithë degët për të krijuar një strukturë e cila do të jetë e aftë të fitojë ashtu sic e kemi modelin në fakt”, tha ai.

Sipas Salianjit ka vetëm një PD që do të ketë kandidatët e saj në zgjedhje, ndërsa të tjerët mund të kandidojnë si të pavarur pasi nuk mund të regjistrohesh në mënyrë institucionale vetëm me fjalë.

Zjarr Tv Ad