Zgjedhjet në Amerikë, Mediu: “Ja si na shërben marrëdhënia me SHBA-në”

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane në Shqipëri, Fatmir Mediu, në studion e “Ilva Noë” tha se shqiptarët nuk duhet të bëjnë tifo për njërin apo tjetrin kandidat, por shtoi se fokusi i tyre duhet të përqendrohet tek kapitalizimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tregon se e kaluara e Joe Biden mund të shihet si tregues, i cili i shërben faktorit shqiptar.

“Nga pikëpamja kushtetuese formale akoma, jo por nga pikëpamja e analizës së rezultateve po. Sasia e madhe me e votave me postë krijoi vonesa në numërimit të zgjedhjeve. Janë zgjedhje komplekse, por megjithatë në këndvështrim tonë si shqiptarë, unë mendoj se si na shërben marrëdhënia mes SHBA, pa tifozllëk me njërin apo tjetri, por si të kapitalizojmë që të kthejmë marrëdheniet me SHBA me atë që na intereson ne si shqiptarë në Ballkan, dhe në këtë aspak Joe Biden ka një histori pozitive në raport me shqiptarët”, tha ai.

Zjarr Tv Ad