Zgjedhjet në ASH, kryetarja e komisionit të medias: S’ka nxitim

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri reagoi sot lidhur me debatin për refomën në Akademinë e Shkencave. Në një dalje për mediat, Dhimitri tha se e konsideroi këtë një proces të parregullt ndërsa apeloi akedemikët të mos bëhen palë në të. Ndër të tjera, ajo kërkoi nga dorëheqjen e Skënder Gjinushit të tërhiqet nga gara për të qenë në krye të Akademisë, në mënyrë që kjo e fundit mos kapet nga politika.

“U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese të parregullta ligjore që kompromentojnë të ardhmen e Akademisë së Shkencave dhe e vendosin ligjëvënësin para faktit të kryer. Nuk ka asnjë nxitim për mbajtjen e zgjedhjeve në 24 maj, tani që ndërtimi i ligjit për Akademinë e Shkencave ka hyrë në proces. Kokëfortësia, mungesa e transparencës e një grupi apo edhe një individi vetëm e dëmton akademinë dhe shkencën shqiptare.

U bëj thirrje akademikëve të mos përfshihen në procese që bien në kundërshtim me ligjin. Mendimi shkencor nuk mund të jetë pjesë e skemës politike. Zoti Gjinushi, ish-kryetar partie që ka dhënë dorëheqje 4 ditë më parë, ish kryetar Kuvendi dhe ish ministër në diktaturë, po pse edhe shkencën ne politikanët do ta drejtojmë? Zoti Gjinushi tërhiquni nga zgjedhjet! Mos e censuroni kornizën e mendimit shkencor në vend” – u shpreh ajo.

 

Zjarr Tv Ad