Igli Cara, një nga kandidatët që garon sot për kreun e PD-së në Durrës përballë kandidatëve të tjerë, Ardian Muka dhe Osman Stafa, në një deklaratë për SYRI TV tha sot:
“Me këtë që po shohim deri tani, ka një fluks për t’u vlerësuar. Demokratët janë shumë të interesuar për këto zgjedhje për faktin që sot do të zgjedhin një drejtues. Kjo garë e them me bindje të plotë që nuk ka humbës,nuk ka as fitues, por është një garë midis demokratësh për të përzgjedhur më të mirin për të drejtuar degën.
Ne me njeri tjetrin, kjo garë do të na nxjerrë më të fortë, më të bashkuar për betejat e radhës me kundërshtarin tonë politik që është qeveria Rama.”
Pyetje: Cara, a mendoni se do t’i rikthehet besimi, Partisë Demokratike, për t’u ribashkuar?!”
Cara: Absolutisht që po. Ky është qëllimi. Të paktën personalisht, një nga arsyet që unë sot jam në garë është kjo që ju thatë. Që të bëjmë bashkimin e PD, e të gjithë demokratëve. Shtëpia e demokratëve është e madhe. Ka vend dhe nevojë që të jenë të gjithë bashkë në këtë betejë të madhe që kemi përballë, vitin tjetër e me radhë, me qeverinë Rama.