Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Shqiptar, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ndër të tjera, në rend të ditës ka qenë zgjedhja e katër anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.
Pas përfundimit të votimeve, ka rezultuar se më e votuara ka qenë Julinda Dhame. Një nga njerëzit që ka punuar pa pushim për promovimin e kryeqytetit në Europë, ka marrë 49 vota.
Ndërkohë 3 të tjerët që janë zgjedhur janë Dritan Shakohoxha, Tonin Binoshaj dhe Alfred Tahiraj. Këto 4 vende kishin mbetur vakante dhe kanë një mandat që përfundon në vitin 2025-të.
Për shtatë vite më parë, që nga 2015, Julinda Dhame ka mbajtur postin e drejtoreshës së përgjithshme të Promovimit të qytetit të Tiranës.