Zgjedhjet në Kukës/ Manja -opozitës: Kuksianët e kanë ndarë mendjen kë do votojnë. Mos na thoni të hënën na vodhët votën

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa replikoi me deputetin e opozitës për Kukësin, u shpreh se për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, “kuksianët e kanë ndarë mendjen kë do votojnë”

“Mos na thoni të hënën na vodhët votën se e keni refren këtë”, deklaroi Manja, ndërsa iu drejtua opozitës duke i thënë se “keni çuar një konditat që premton se do ndaloj shpopullimi dhe do rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës”.

Ulsi Manja: Kuksianët ditën e djelë keni zgjedhje, kanë dy alternativa ne kemi kandidatin tonë dhe socialistët e Kukësianët e kanë ndarë mendjen do votojë Arben Halilajn. Do mbështesin atë. Jeton aty dhe nuk është emigrant në Kukës. E ndien dhimbjen për Kukësin, si ata atje. Nuk telekomandohet nga Tirana. Priteni ditën e djelë me qetësi. E dinë Kuksianët kë do zgjedhin.

Do e shohim kë do mbështesin banorët. Unë e mora fjalën për të thënë mos ja qani hallin socialistëve dhe banorëve të Kukësit, se keni çuar një konditat që premton se do ndaloj shpopullimi dhe do rikthej emigrantë nga Tirana në Kukës. Arben Halilaj është një qytetar që është me rrënjë dhe me degë nga Kukësi, kurse kandidati juaj është në Tirana. Mos na thoni të hënën na vodhët votën se e keni refren këtë.

Zjarr Tv Ad