Zgjedhjet në PD, Komisioni i Rithemelimit publikon emrat: Këta janë kryetarët e rinj të 9 degëve

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit njofton në lidhje me procesin e votimit që u mbajt dje në 9 degë të PD, ku demokratët zgjodhën kryetarin.

Bëhet me dije se procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00, për shkak të numërit të lartë të votuesve.

Kryetarë të degëve të PD u shpallën: Onelda Zefi për Dega 6 Tiranë, Skrapar Hajredin Bakiasi, Dega 16 Tiranë, Eduard Rexha,  Dega Paskuqan, Anton Pjetërnikaj, Dega 10 Tiranë,  Andi Beliu,  Dega PD Kucovë Myslim Haxhi, Dega PD Elbasan, Blendi Himci, Dega PD Tropojë Besnik Dushaj,  Dega PD Tirana 11, Shkëlqen Mustafa.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e shtunë, dt 16 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 9 degë të PD.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numërit të lartë të votuesve, në degët e Kucovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

  1. Dega 6 Tiranë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave

  1. Dega PD Skrapar:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave

  1. Dega 16 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave

  1. Dega Paskuqan:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votive

  1. Dega 10 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votive

  1. Dega PD Kucovë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votive

  1. Dega PD Elbasan:

Morën pjesë në garë pesë kandidatë.

Fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votive

  1. Dega PD Tropojë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votive

  1. Dega PD Tirana 11:

Morën pjesë në garë katër kandidatë.

Fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Zjarr Tv Ad