Zgjedhjet në PS, gratë socialiste kërkojnë mbledhje sa më të shpejtë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që PS po përmbyll përgatitjet për procesin e ri zgjedhor në parti, gratë socialiste kanë kërkuar një mbledhje sa më të shpejtë.

Gratë e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar Socialist bënë kërkesën pasi nuk duan që në zgjedhje të rinovohen vetëm mandatet por të ketë edhe një bazë të re përfaqësimi të vajzave e grave në vazhdën e reformës transformuese që PS.

“E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistëve si shumicë qeverisëse në qershor 2021. 

Ashtu sikundër, e dimë se në stadin aktual partia ka nevojë për një energjizim të ri, një riorganizim kapilar dhe një hapje të madhe ndaj shoqërisë. Ne duam që jo vetëm të kryejmë zgjedhjet e rinovojmë mandatet e çdo niveli brenda partisë në afatet e kërkuara nga vendimi i Asamblesë Kombëtare, por edhe  të krijojmë përveç të tjerash, një bazë të re përfaqësimi të grave e vajzave në vazhdën e reformës transformuese që PS ka udhëhequr në drejtim të barazisë gjinore,”- shkruajnë ato faqen zyrtare të PS.

Zjarr Tv Ad