Zgjedhjet në SHBA/ Ngushtohet ndjeshëm diferenca e votave në Pensilvani

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biden-Trump

Atëherë kur mendohej se Do nald Tr ump do të fitonte në shtetin e Pensilvanisë, numërimi gjatë orëve të natës ka sjellë një përmbysje të madhe nga J oe B iden.

Presidenti Tr ump kishte një diferencë prej më shumë se 130 mijë votash kur duheshin edhe 850 mijë vota për t’u numëruar, ndërsa tashmë që kanë mbetur edhe 349 mijë vota për numërim, diferenca mes Tr ump dhe B iden është vetëm 22.389 vota.

Nëse B iden fiton edhe një shtet nga 5 të mbetur, ai do të ishte zyrtarisht fitues i zgjedhjeve dhe Presidenti i 46-të i SHBA.

Diferencë e vogël prej 1775 votash është edhe në Georgia, ku kryeson presidenti Tr ump, por gjithçka mund të ndodhë në votat e fundit.

Ndërkohë kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat në Karolinën e Veriut, alaskë dhe Nevada, ku në dy të parat kryeson Trump, ndërsa në Nevada B iden ka mbi 11 mijë vota më shumë s epresidenti.

Sipas mediave amerikane, mendohet se ditën e sotme do të mësohet edhe emri i fituesit të zgjedhjeve, që me shumë gjasë do të jetë kandidati demokrat J oe B iden, por T rump ka deklaruar se ka prova që zgjedhjet janë vjedhur, pasi sipas tij miliona vota f alse janë futur me postë.

Screenshot_2.jpg

Zjarr Tv Ad