Partia e Rexhep Taip Erdogan dhe partia e tij AK ka humbur kontrollin e kryeqytetit, Ankara në zgjedhjet lokale. Kjo shihet si frenim i pushtetit të tij 16 vjeçar. Kandidati kryesor i partisë opozitare për Ankaranë, Mansur Yavas, deklaroi se fitoren e tij ia dedikton qytetarëve të Ankarasë dhe demokracisë në vend. Ndërkohë në Stamboll, si opozita ashtu dhe AK pretendojnë se kanë fituar shumicën.
Fituan zgjedhjet vendore- Beteja kryesore zgjedhore u zhvillua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP).
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk fituan më shumë se 51 % të votave në zgjedhjet vendore. Presidenti i vendit shpjegoi në daljen e tij tradicionale në ballkonin e selisë së partisë arsyet pse nuk mundën të fitonin më shumë bashki në vend.
Erdogan: “Besoj se arsyeja që nuk morëm rezultatet që prisnim në disa qytete është për shkak se nuk e shpjeguam qartë mesazhin tonë, nuk arritën të bëjmë vend në zemrën e kombit. Për katër vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjedhje, por ne do të fokusohemi pa pushim te problemet kombëtare dhe ndërkombëtare, të forcojmë ekonominë dhe të krijojmë vende pune, me shpresën për ta ngritur vendin mbi nivelin e bashkëkohësve tanë.”
Partia qeveritare tregoi sot se do i apelojë disa nga parregullsitë e vërejtura gjatë zgjedhjeve të 31 marsit
Referendum – Zgjedhjet shihen si referendum për lidershipin e Erdogan.
Presidenti i Turqisë dhe kreu Partisë AK, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në vendet ku kanë kandiduar për zgjedhjet lokale si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej kanë fituar 778 bashki në mbarë vendin,
“Në vendet ku kemi kandiduar në zgjedhje si Partia AK apo së bashku me Aleancën Popullore, gjithsej fituam 778 bashki, respektivisht 16 qytete metropolitane, 24 provinca, 538 distrikte dhe 200 qyteza”, deklaroi Erdoğan në fjalimin e tij tradicional nga ballkoni i selisë së partisë së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë procesit zgjedhor u regjistruan episode dhune, dhe të paktën katër persona humbën jetën në jug dhe lindje të Turqisë, ndërsa u raportuan dhjetra plagosje në qytetin me shumicë kurde. Bazuar në rezultatet paraprake, në zgjedhjet lokale morën pjesë 83 për qind e 57 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Në rang kombëtar Partia për Zhvillim dhe Drejtësi e presidentit Erdogan ka fituar 44.4 për qind të votave ose mbi 20 milionë vota, krahasuar me 30 për qind ose rreth 14 milionë votave të fituara nga Partia Republikane, dhe 27 për qind nga Lëvizja Nacionaliste.