Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori: Nuk u trembemi betejave

0
0

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në “MCN TV”, ka zbuluar nëse do të garojë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Ai u shpreh se pa diskutim që Lëvizja Bashkë do të kandidojë për zgjedhjet e Tiranës dhe se nuk u tremben betejave.

Biseda në studio:

Qori: Pa diskutim që “Lëvizja bashkë” do të kandidojë për zgjedhjet e Tiranës. Jemi duke diskutuar, por që “Lëvizja Bashkë” do të kandidojë, do të kandidojë.

Rakipi: Ti personalisht, se ke marrë goxha vota.

Qori: Nëse do të jem unë apo dikush tjetër, jemi duke e diskutuar si të jetë më e mira për shoqërinë.

Haxhiu: Po pse keni dilema për dikë tjetër?

Qori: Se mund të kemi talente.

Haxhiu: Jo, jo. Talente mund të kesh sa të duash. E doni një betejë të një lideri në një hapësirë çfarë është Tirana pa marrë parasysh a humb apo jo?

Qori: Unë s’e kam problem. Kam bërë beteja kur ishim 4 muaj parti.

Haxhiu: Ashtu bëhet i vërtetë.

Qori: Nëse konkretisht, se ne nuk e dimë nëse ka zgjedhje apo jo.

Haxhiu: Kur ti dy liderë i ke të vjetër që janë në ikje e sipër, një lider që ka pretendime të hyjë në politikë, i krijohet një hapësirë e madhe dhe bën beteja dhe beteja bëhet në këto raste si Tirana, Parlamenti…

Qori: Dakord, por nuk e kemi vendosur akoma.

Zjarr Tv Ad