Vijon i pandërprerë procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Durrës. Ata mund të zgjedhin mes 3 kandidaturave të propozuara: Igli Cara, Ardian Muka dhe Osman Stafa.
Sipas listave deri më tani kanë shprehur vullnetin e tyre me votë përafërsisht 1200 persona dhe pritet të shtohet në orët në vijim.
Orari zyrtar i mbylljes së procesit është 18:00, por do të pranohen të gjithë personat që duan të shprehen me votë.
Numërimi i votave bëhet me dije se do të fillojë menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit dhe fituesi do të shpallet para orës 21:00.
Ardian Muka: Procesi ka shkuar qetë, gjithë demokratët kanë votuar, është shprehje e maksimumit të demokracisë, nuk e di numrin ekzakt të votuesve. Për një orë e gjysëm do të dalin rezultatet. Nëse mbarojnë në 6, në 7 e 30 del rezultati.
Pranimi i padise se Alibeajt?
Sot jemi të përqëndrar në proces, ka qenë i influencuar, me atë cfarë demokratët kanë bërë më datë 11 dhjetor, me atë cfarë bëmë me 6 mars, kanë folur qartë se kush është PD dhe si duhet të jetë dhe do të përmbyllet me Kuvendin më 30 prill.