Zgjedhjet për kreun e ri të PD, ja kush renditet i pari në fletën e votimit mes Berishës dhe Ibsen Elezit

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit ka sqaruar ditën e sotme se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Sipas këtij njoftimi bëhet me dije se ish-kryeministri Sali Berisha renditet i pari në  fletën e votimit dhe rivali i tij, kandidati Ibsen Elezi renditet i dyti.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike:

MIRATIMI I FLETËS SË VOTIMIT PËR KRYETAR TË PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre. Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

  1. Sali Berisha
  2. Ibsen Elezi

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të zhvillohen në 22 maj.Kandidatët që garojnë për këtë post, janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Zjarr Tv Ad