Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet në Shkodër për kryetarin e ri të degës. “BalkanWeb” bën me dije se 5 nga 9 kandidatët janë tërhequr nga gara.
Bëhet fjalë për:
Ted Kopliku
Ardit Qylybyli
Arian Peraj
Ergys Ivziku
Emiljano Çekini
Ndërkohë kandidatët për të cilët votohet sot janë:
Arben Lushaj
Gjenarin Kapçari
Vildana Gushta
Elvis Deda
Theksojmë se këtë të hënë Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po mban zgjedhjet për kryetar të degëve në Lezhë dhe Mirditë. Në Lezhë kandidatët janë: Arben Ndoj, Anton Gjoni dhe Alen Kola dhe numri i anëtarëve të thirrur për të votuar është 3800.
Ndërsa në Mirditë kandidat janë: Gjon Ndoj, Albert Melyshi dhe Aleksander Picaku dhe numri i anëtarëve të thirrur për të votuar është rreth 1200.
Në njoftimin për mediat thuhet se nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 “derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD”.