Zgjedhjet Presidenciale, Trump mund të shpallë në korrik kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Donald Trump mund të shpallë, ndoshta që prej korrikut, rikandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë për zgjedhjet e vitit 2024. New York Times shpjegon se kjo do të ishte një lëvizje për të mbrojtur veten pjesërisht nga zbulimet shkatërruese që dolën nga hetimi parlamentar në sulmin e Capitol Hill dhe hetimeve të tjera në vazhdim.

Gjithashtu do të shërbente për të përforcuar tezën e tij se këto janë akuza të motivuara politikisht. Nëse Trump rishfaqet, ai do të hynte në garë si kandidati kryesor me një konsensus rreth 80% midis republikanëve.Por kjo lëvizje e mundshme shqetëson një pjesë të Partisë, ose më saktë gardën e vjetër të saj.

Ekziston gjithashtu rreziku që zbritja e Trump në fushën ë betejës të tërheqë vëmendjen dhe të largojë vëmendjen nga fushata për mandatin e mesëm, ku republikanët parashikohet të jenë drejt fitores në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.Për ata, megjithatë, do të ishte një mundësi për të transformuar votën e nëntorit në një referendum të ri për Trump.

Zjarr Tv Ad