“Zgjedhjet u anuluan” Voltana Ademi s’miraton lejen për takimin e PS

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas përplasjeve në KZAZ-të e Shkodrës, kryebashkiakja e këtij qyteti Voltana Ademi nuk miraton lejen për partinë socialiste për të zhvilluar takimet elektorale. Përmes një shkresë dërguar partisë socialiste si edhe policisë në Shkodër, Ademi shkruan se Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.

Po ashtu përmes një shkrese drejtuar policisë së qarkut Shkodër, Voltana Ademi shkruan se cdo aktivitet politike ektoral në sheshet publike të Shkodres, konsiderohet i paligjshem dhe per rrjedhoje Bashkia Shkoder nuk miraton leje per asnje subjekt politik.

 

Zjarr Tv Ad