Zgjedhjet vendore të 6 Marsit, Celibashi rikujtesë kryetarëve të njësive vendore: Lajmëroni me shkrim zgjedhësit!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i rikujton kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale në 6 Mars, detyrimin që kanë për të lajmëruar me shkrim zgjedhësit e përfshirë në listën e shpallur nga zyrat e gjendjes civile për qendrat e votimit.

Sipas tij, lajmërimi me shkrim duhet të përmbajë informacion mbi qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor të zgjedhësit në listën e zgjedhësve të qendrës së tij të votimit.

KQZ iu bën thirrje qytetarëve të bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit pranë njësive të tyre administrative, si edhe në faqen zyrtare të KQZ-së.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme do të mbahen më 6 Mars, në 6 bashki të vendit, ku qytetarët do të votojnë për kryetarin e Bashkisë së tyre:

-Bashkia e Durrësit

-Bashkia e Shkodrës

-Bashkia e Dibrës

-Bashkia e Vorës,

-Bashkia e Lushnjës

-Bashkia e Rrogozhinës

Zjarr Tv Ad