Zgjedhorja/ Basha falenderon komisionerin për zgjerimin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i opozitës shprehu falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha pak më parë se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është thelbësore. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale, jo të njëanshme.

“Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.”- u shpreh Basha.

 

Zjarr Tv Ad